Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në qytetin e Koplikut në Shqipëri, duke shtuar bilancin e krimeve brenda familjes.
42-vjeçari Ylber Bajrakurti ka vrarë me sëpatë gruan Lumnie Bajrakurti në oborrin e banesës. Pas njoftimit të marrë nga fqinjët e familjes ku ndodhi tragjedia, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, njofton tch.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPolicia sqaron se autori i krimit është shoqëruar në komisariatin e policisë së Malësisë së Madhe.
Ndërkohë, sqarohet se 42-vjeçari Ylber Bajrakurti vuante nga probleme mendore dhe trajtohej i si sëmurë mendor. Grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të vrasjes.