Dje në Obiliq është raportuar për një dhunë familjare.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në shtëpi, ajo së bashku me djalin e saj, ishin sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Dy viktimat si pasojë e sulmit kanë pranuar tretman mjekësor, kurse pas intervistimit në prezencë të punëtorit të QPS-së”, thuhet në raportin e PK-së.
Policia thotë se i dyshuari nuk është hasur nga policia pasi kishte dalë nga shtëpia.
“Është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet”, përfundon raporti.