Një burrë nga Suhareka e ka raportuar të zhdukur nusen e djalit të tij.
Siç njofton Policia e Kosovës, rasti është duke u hetuar.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se bashkëshortja e djalit të tij, viktima femër kosovare, është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.