Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka gjetur gruan e tij pa shenja jetë në shtëpi. Rasti ka ndodhur të premten në fshatin Oshlan të Vushtrrisë në orën 12:00. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante ku kanë konstatuar vdekjen e saj, ndërsa rasti po cilësohet si vdekje e dyshimtë.
“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.