Gjykata e Lartë në Zvicër ka konfirmuar dënimin me burgim të përjetshëm për një kosovar i cili kishte vrarë gruan dhe kunatën, raporton “ArgoviaToday”.
Gjykata e Qarkut në Brugg e kishte shpallur fajtor 54-vjeçarin nga Kosova për vrasje të shumëfishtë dhe i kishte caktuar dënim të përjetshëm. Ndërsa po ashtu është obliguar të paguajë edhe 200 mijë franga kompensim. Vendimin e ka konfirmuar edhe Gjykata e Lartë në Zvicër.
54-vjeçari raportohet se kishte goditur me thikë gruan dhe kunatën e tij para katër vjetëve. 54-vjeçari kishte apeluar ndaj vendimit të Gjykatës së Qarkut në Brugg duke thënë se ishte aksidentale. Ai kishte bërë kërkesë që të shihet si vrasje nga pakujdesia dhe kërkoi që të zbutej dënimin në gjashtë vjet burgim.
Por, kjo është refuzuar nga Gjykata e Lartë.
-
Zvicër, konfirmohet burgimi i përjetshëm i kosovarit që vrau bashkëshorten dhe kunatën
-
Kosovari që vrau gruan dhe veten në Zvicër ishte liruar nga burgu pak më parë
- Gra të vrara: disa raste nga diaspora në Zvicër
-
Burgim i përjetshëm për shqiptarin në Zvicër për vrasjen e dy bashkëkombësve
-
Ekstradohet nga Zvicra i kërkuari për vrasje në tentativë