Pasi kanë kryer dënimin e tyre, Britania e Madhe dëboi 21 shqiptarë. Mes tyre, janë edhe disa trafikues droge e gangster të armatosur. Në total, ata kanë vuajtur më shumë se 75 vjet burg në Britani dhe dje u nisën drejt Tiranës.
Mes atyre që ishin në fluturim ishte edhe Arjon Hyseni, 30 vjeç, që u burgos për tetë vjet për kokainë. Po ashtu, pjesë e të dëbuarve është edhe Agim Isufi, 19 vjeç, që vuajti 20 muaj heqje lirie për një fabrikë kanabisi.
“Këta kriminelë të huaj të rrezikshëm nuk kanë vend në shoqërinë tone”, tha sekretarja e Brendshme, Priti Patel.
Dhjetëra të huaj të tjerë të dënuar për krime në Britani pritet të dëbohen brenda disa javësh.
Artikuj të ngjashëm
-
Britania deporton 12 kriminelë shqiptarë
-
Trafikanti shqiptar në arrati prej më shumë se një viti pasi u lirua gabimisht nga burgu në Britani
-
Britania tenton për të tretën herë të deportojë një shqiptar të dënuar për trafik droge
-
Britania paguan të burgosurit shqiptarë për t’u kthyer në vendlindje
-
Dënohen me mbi 86 vjet burgim 16 shqiptarë që shisnin drogë në Britani