Bazuar në vlerësimet analitike të bëra në raportet periodike tremujori i parë i vitit 2019 krahasuar me tremujorin e vitit 2018, në zonën e përgjegjësisë së Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë, shënon rënie të përgjithshme të incidenteve dhe rasteve të tjera penale, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
“Rënia e numrit të rasteve në përgjithësi rezulton efikasitetin dhe masat e ndërmarra preventive, bashkëveprimin ndërmjet njësive e sektorëve të ndryshëm si dhe qasjen aktive në komunitet. Derisa numri i incidenteve për periudhën e njëjtë kohore me vitin 2018 në përgjithësi shënon rënie për minus 13 %, në tabelën e mëposhtme evidentohen disa nga fushat ku shënohen rënie të veprave penale”, thotë PK, transmeton Koha.net.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë, përkundër sfidave të vazhdueshme thotë se mbetet e përkushtuar me angazhimet e përditshme në fushën e parandalimit dhe reagimit në ofrim të sigurisë dhe qetësisë publike.