Në Ferizaj dje janë arrestuar dy të dyshuar për sulm fizik ndaj dy zyrtarëve policorë, të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor, transmeton Koha.net.
Policia e Kosovës bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:50.
“Janë arrestuar dy të dyshuar, burra shqiptarë, pasi që të njëjtit kanë penguar dhe sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë në kryerje të detyrës. Si pasojë e sulmit të dy zyrtarët kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor”, thuhet në komunikatë.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.
Artikuj të ngjashëm