Policia e Kosovës po kryen bastisje në Zubin-Potok për një rast “detyrimi”.
Zëvendësdrejtori i Policisë në veri të Mitrovicës, Veton Elshani, i ka thënë KOHËS të martën se deri më tani s’ka të arrestuar, por janë konfiskuar prova materiale.
“Nuk ka të arrestuar, ndërsa janë konfiskuar prova materiale që konsiderojmë të jenë të dobishme për rastin”, thuhet në njoftimin e Elshanit.
Bastisje janë kryer edhe javën e kaluar në Zveçan ku ishin sekuestruar disa makina për kriptovaluta.
Artikuj të ngjashëm
-
Bastisen gjashtë lokacione në Zubin-Potok, sekuestrohet armatim i llojeve të ndryshme
-
Konfiskohet municion dhe pajisje ushtarake në një shtëpi të pabanuar në Zubin-Potok
-
Dyshime për bixhoz të paligjshëm në tri lokale në Zubin-Potok, intervistohen disa persona
-
Shoqërohen në Polici e pastaj lirohen shtatë persona nga aksioni në veri
-
Bastisje në nëntë lokacione në Zubin Potok dhe Zveçan