Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Bastiset sërish argjendaria në Prishtinë, pronari i së cilës u arrestua në lidhje me grabitjen në Suharekë

Pjesëtarët e Njësisë Speciale Intervenuese, kanë rrethuar argjendarinë, pronari i së cilës është arrestuar për bashkëpunim me grupin të cilët kanë kryer grabitjen në Suharekë.

NJSI-ja është duke bërë bastisje sërish në këtë argjendari.

Nga ky aksion janë duke u konfiskuar sërish stoli ari, ndërkaq brenda lokalit ka hetues policorë dhe zyrtarë nga Dogana.

Forca të shtuara të NJSI-së janë të pranishme, ndërsa është thyer edhe dera e një lokali aty pranë. Në një moment policët ndaluan një person, që kishte nxituar të futet në një shtëpi, por e lëshuan atë më pas. 

Burime të KOHËS kanë bërë me dije se brenda argjendarisë është gjetur një bunker i mbushur me stoli ari, porse nuk mund të konfiskohet pa kërkesën e Prokurorisë

Nga ngjarja e grabitjeve në Suharekë, një person është vrarë, dy policë janë plagosur një është lënduar dhe shtatë të dyshuar janë arrestuar.

Edhe Vazhdon bastisja në argjendarinë në Prishtinë, në lidhje me grabitjen në Suharekë Kronikë Vazhdon bastisja në argjendarinë në Prishtinë, në lidhje me grabitjen në Suharekë