Bashkëshortja e Oliver Ivanoviqit, Milena Popoviq Ivanoviq, pas marrjes së lajmit për vrasjen e bashkëshortit të saj, sipas “Blicit”, tha se “Dihet kush e ka bërë këtë, por ata që e kanë bërë këtë duhet ta dinë se kjo nuk do të kryhet aq lehtë”, transmeton Koha.net.
Gazeta “Blic” e Beogradit raporton hollësi të reja rreth vrasjes së sotshme të Oliver Ivanoviqit, liderit të Iniciativës Qytetare.
Mbi Oliver Ivanoviqin atentatorët shtinë nga rruga, e pastaj ikën me veturën e tipit “Opel Stra”, të cilën e kanë djegur, shkruan kjo gazetë, transmeton Koha.net.
Në momentin e vrasjes, Ivanoviq ndodhej në shkallë, në hyrje të ambienteve të partisë së tij. Mbi të u shti pas shpine, nga “Nëntëshja” e gjatë.
Sipas kësaj gazete u shti nga revolja me shurdhues (silanciator). Është shtënë disa herë. Gazeta thotë se ndaj Ivanoviqit nga largësia është shtënë pesë herë, e pastaj atentatori i është afruar dhe mbi të ka zbrazur edhe një plumb nga afërsia.
Ivanoviqin e plagosur rëndë e ka gjetur fqinja që po shkonte në dyqan dhe ajo menjëherë ka thirrur urgjencën, ndërsa në ndihmë i kanë dalë edhe bashkëpartiakët që ndodheshin në ambientet e partisë .
Edhe
5 serbë akuzohen për 5 shqiptarë që i hipën në veturën e policisë dhe i ekzekutuan më pas
Avokati i tij Nebojsha Vllajiq tha se Ivanoviq “duket se vdiq në vendin e ngjarjes. Sa dimë deri më tash, ai kishte pesë plagë”, transmeton Koha.net raportimin e “Blicit” të Beogradit.
Bashkëshortja e Ivanoviqit, Milena Popoviq Ivanoviq, pas marrjes së lajmit për vrasjen e bashkëshortit, sipas “Blicit”, tha se “Dihet kush e ka bërë këtë, por ata që e kanë bërë këtë duhet ta dinë se kjo nuk do të kryhet aq lehtë”.
Rada Trajkoviq, ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, tha se “Kjo është një ditë e zezë për të gjithë ne serbët e Kosovës. Humbëm njërin nga liderët kryesorë”.
-
Tre të vdekur nga të shtënat në Podujevë, përfshirë e dyshuara
-
Tre të vdekur nga të shtënat me armë në Podujevë, përfshirë të dyshuarën
-
Vrasje e dyfishtë në Podujevë, e dyshuara në gjendje të rëndë, motivi ende i panjohur
-
BE-ja hesht për plagosjen e rrëmbimin e Vukashinoviqit, avokati i tij e quan “Banjska 2”