Burrë dhe grua janë bërë bashkë për ta kanosur e fyer babanë, përkatësisht vjehrrin, për një kontest prone në Gjilan.
Të dy janë arrestuar, e janë dërguar në mbajtje. Rasti ka ndodhur dje, më 27 shtator, rreth orës 10:00.
Policia e Kosovës në raportin e vet 24 orësh, bën me dije se “janë arrestuar dy të dyshuar-bashkëshort një mashkull dhe një femër të dy shqiptarë, të cilët për shkak të një mosmarrëveshje rreth pronës kanë kanosur dhe fyer viktimën të atin e të dyshuarit mashkull shqiptar”.
“Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar dy fishekë të armës së zjarrit. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”.
Artikuj të ngjashëm