Kronikë

Babë e bir rrihen mes vete në Istog, arrestohen

arrestim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona (babë e bir), pasi për shkak të një mosmarrëveshje janë përleshur mes vete. 

Të dy kanë marrë tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit djali është dërguar në mbajtje, ndërsa babai është liruar në procedurë të rregullt. 

“Istog  03.05.2025 – 16:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (babë e bir), për shkak se pas një mosmarrëveshje janë përleshur ndërmjet vete. Pas trajtimit mjekësor të dyshuarit janë sjellë në stacion dhe pas intervistimit njëri prej të dyshuarve (djali) është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër (babai) është liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia e Kosovës.