Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Babai i dehur ther me thikë në qafë djalin në Korçë

Një grindje në familje ka përfunduar me një të plagosur. Report Tv mëson se pas sherrit babai ka qëlluar me thikë në qafë djalin, i cili është transportuar në spital i plagosur.

65-vjeçari Ylli Sulejmani ka qenë i dehur, ndërsa është arrestuar në flagrancë nga policia, që ka ndërhyrë me shpejtësi pas lajmërimit nga familjarët.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:45 minuta të mbrëmjes së sotme në lagjen nr.5 të qytetit, ndërsa i plagosuri Renato Sulejmani, 36-vjeç raportohet se është jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Korçës.

Pavarësisht ndërrimit të viteve në vend vijojnë krimet në familje. Në ditën e dytë të vitit të ri një krim në familje tronditi Ballshin, pasi burri vrau gruan dhe kunatën.