Naim Rudari, avokat i Avni Berishës i njohur si “Tarkani”, ka mohuar se klienti i tij është kërcënuar dhe se një gjë të tillë e ka paraqitur në Policinë e Kosovës.
“Nuk është e vërtetë se kemi qenë në polici e as që Avniu është kërcënuar ose që ka dhënë ndonjë deklaratë. Unë jam me të këtu tash në shtëpi të tij dhe kjo nuk është e vërtetë”, ka thënë ai në një prononcim për Koha.net.
Portali, duke u thirrur në burime të sigurta brenda Policisë së Kosovës raportoi se polici i cili është i suspenduar për rrahjen ndaj drejtorit të PTK-së, Agron Mustafa, ka paraqitur në polici kërcënime që i janë bërë.
Zëdhënësit e Policisë së Kosovës në orët e mbrëmjes të së premtes kanë qenë të pa qasshëm në telefon.
-
“Tarkani” në Polici, thotë se po kërcënohet
-
Policia e katigorizon si vrasje në tentativë ndaj zyrtarit të saj gjuajtjen me armë në Dragodan
-
Përfundojnë hetimet për sulmin ndaj Mustafës, prokurorja së shpejti me një vendim
-
Mustafa jep detaje për sulmin ndaj tij, pranon se është intervistuar nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës
-
Mustafa publikon videon e plotë të sulmit ndaj tij