Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mustafa publikon videon e plotë të sulmit ndaj tij

Drejtori i PTK-së, Agron Mustafa, ka publikuar një video të re nga sulmi ndaj tij që ndodhi më 30 dhjetor 2017.

Mustafa ishte sulmuar prej Nazim Sahitit, shefi i Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës dhe policit Avni Berisha i njohur si “Tarkani”.

Deri tani ka qarkulluar një video e shkurtër e rrahjes, ndërsa Mustafa në Facebook ka publikuar videon e plotë, dhe ka shkruar se pret përgjigje nga Ministri i Punëve të Brendshme, ai i Drejtësisë, Kryeprokurori i Shtetit, Kryeshefi i Inspektoratit Policor dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë.

“Unë nuk do të komentoj gjë, por po e lë në vlerësimin dhe komentimin tuaj e të publikut”, ka shkruar ai.

Në video shihet se aty afrohet edhe një polic me uniformë, që qëndron për pak sekonda dhe largohet.

Edhe Lushtaku pas intervistimit: Krejt kjo është politike, Albin Kurti po do të viktimizohet Arbëri 2 muaj më parë Lushtaku pas intervistimit: Krejt kjo është politike, Albin Kurti po do të viktimizohet

Ky është postimi i tij:

"Ja si i "sulmova" policet!

Se pari u kerkoj falje prinderve, gruas, femijeve, motrave e vellezerve si dhe gjithe familjes per videon e postuar!

Pamjet e postuara jane vetem per 18+

Te nderuar:

Edhe Mehani: Lushtaku më sulmoi pas ankesave të mia për keqpërdorime milionëshe Arbëri 2 muaj më parë Mehani: Lushtaku më sulmoi pas ankesave të mia për keqpërdorime milionëshe

Minister i Puneve te Brendshme,

Minister i Drejtesise,

Kryeprokuror i Shtetit,

Kryeshef i Inspektoratit Policor,

Edhe Shefi i asamblistëve të PDK-së thërret qytetarët para Stacionit të Policisë, thotë se do të intervistohet Lushtaku Arbëri 2 muaj më parë Shefi i asamblistëve të PDK-së thërret qytetarët para Stacionit të Policisë, thotë se do të intervistohet Lushtaku

Drejtor i Pergjithshem i Policise,

Une nuk do te komentoj gje, por po e le ne vleresimin dhe komentimin tuaj e te publikut!!!"