Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Asgjësohet rrjeti i drogës Shqipëri-Itali, 37 shqiptarë të arrestuar

Një operacion antidrogë, i koordinuar nga Prokuroria e Katanias dhe i ekzekutuar nga agjentë të policisë dhe Guardia di Finanza ka çuar në asgjësimin e një trafiku ndërkombëtar marihuane, që vepronte nga Shqipëria në Itali.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave në kuadër të operacionit të koduar “Ballkani” nën hetim janë 61 persona, 37 shtetas shqiptarë dhe 24 italianë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Prokuroria e Katanias ka deklaruar se ka asgjësuar tërësisht organizatën ndërkombëtare, duke çuar në zero krerët dhe anëtarët e saj, transmeton tch.

Gjatë hetimeve, të nisura në vitin 2012, janë kryer në qytete të ndryshme italiane aksione të shumta të forcave të rendit.

Më i rëndësishmi ka qenë ai i kryer nga policia e Raguzës dhe Guardia di Finanza e Komos, që çoi në sekuestrimin e 1 ton marijuanë dhe disa armëve të zjarrit të përdorura nga poseduesit për mbrojtjen e drogës.

Hetimet e dy agjencive ligjzbatuese kishin nisur të ndara, por u bashkuan më pas në një dosje që çoi në identifikimin e furnizuesve shqiptarë.