Aktorit Mensur Safçiu i janë shqiptuar dy fletëparaqitje, njëra për vozitje në rrugë njëkahore dhe tjetra për mosbindje ndaj policisë.
Safçiu ishte shoqëruar sot në mëngjes në polici. Aktori është shoqëruar nën arsyetimin se banorët janë ankuar pasi që kishte bllokuar rrugën njëkahëshe me veturën e tij, transmeton kallxo.com.
Pas marrjes së informatës policia kishte shkuar në vendin e ngjarjes dhe më pas ishte shoqëruar në polici për shkak të mospërfilljes së urdhrave të zyrtarëve policorë.
Atij i ishte konfiskuar vetura pasi në të ishin gjetur disa lëndë të dyshuara të lëngshme të cilat janë dërguar në laborator për analiza.
Edhe
Arrestohet një zyrtar, dyshohet se dha leje për import të pesticideve e biocideve të ndaluara
Lirohet aktori Safçiu
Aktori Mensur Safçiu është liruar nga Policia e Kosovës.
KTV-ja ka siguruar pamjet e aktorit duke dalë nga stacioni policor në Prishtinë.
Këto pamje do t’i publikojmë pas pak.
Policia konfirmon arrestimin e aktorit Safçiu
Edhe
Arrestohet shtetasi turk në Aeroportin e Prishtinës për përdorim të dokumentit të falsifikuar
10:08 - Policia e Kosovës ka konfirmuar raportimin lidhur me arrestimin e aktorit Mensur Safçiu, i njohur për publikun me rolet e bashkëpunimet te “Stupcat”.
Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti ka konfirmuar se aktori Safçiu është duke u intervistuar nga policia.
KP: Arrestohet aktori Mensur Safçiu
Policia e Kosovës mëngjesin e sotëm ka ndaluar dhe arrestuar aktorin Mensur Safçiu, i njohur për publikun më së shumti me rolet e bashkëpunimet te ‘Stupcat’.
Edhe
Arrestohet një serb në aeroportin “Adem Jashari”, dyshohet se i kishte dokumentet e falsifikuara
Në fotografitë e siguruara nga KosovaPress shihet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Naim Frashëri” me ç’rast kishte bllokuar rruga dhe ishte kontrolluar vetura e aktorit.
{gallery}