Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se është arrestuar të martën një zyrtar policor në Gjakovë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Ngacmim” dhe “Dhunim”.
Sipas njoftimit të IPK-së, ky institucion ka pranuar informacione dy ditë më parë nga Policia dhe ankuesja, e cila e ka denoncuar rastin për të cilin ky zyrtar policor dyshohet se ka kryer veprime të kundërligjshme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Bazuar në veprimet fillestare hetimore dyshohet se zyrtari policor ka shantazhuar viktimën në këtë rast përmes disa fotove dhe video incizimeve. Pas pranimit të këtyre informacioneve, hetuesit e IPK-së në koordinim me prokurorinë kanë ndërmarrë veprime hetimore pas të cilave zyrtari policor i dyshuar në këtë rast është arrestuar kurse nga prokurori kompetent i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftimin e IPK-së.
Më tej bëhet e ditur se do të ndërmerre edhe veprime të tjera hetimore për të ndriçuar rrethanat që ndërlidhen me këtë rast.