Policor ka arrestuar mbrëmë zv.komandantin e Policisë së Dragashit Elami Seferi si dhe ka suspenduar komandantin e këtij stacioni Shaqir Uka.
KTV-ja mëson nga burimet se të dy dyshohet se kanë bashkëpunuar me një person të dënuar me burgim, por i cili është në kërkim.
Sipas të njëjtave burime, ata u kanë dhënë urdhër policëve që të mos e arrestojnë personin në fjalë.
Zëdhënësi i Inspektoratit të Policisë së Kosovës, Arbër Beka, ka konfirmuar rastin duke thënë se arrestimi respektivisht suspendimi është bërë nën dyshimin për veprën penale, keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.
Artikuj të ngjashëm
-
Një muaj arrest shtëpiak ndaj zv/komandantit të Policisë në Dragash
-
Rekomandohet suspendimi i një polici, dyshohet për keqtrajtim gjatë një arrestimi
-
Bashkë me disa persona sulmoi policët dhe një të dyshuar, arrestohet polici e suspendohen dy eprorë
-
Gjykata liron nga akuza zëvendëskomandantin e Policisë në Dragash
-
Komandanti policor dyshohet për fshehje dhe moslajmërim të shkelësve të ligjit