Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Viti

Arrestohet shtetasja e Zvicrës, kanosi kosovarin me mesazhe në rrjetet sociale

Arrestohet një grua

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten në Viti ka arrestuar një shtetase të Zvicrës e cila dyshohet se ka kanosur një kosovarë përmes mesazheve në rrjetet sociale. 

Gjatë kontrollit asaj thuhet se në çantë i është gjetur edhe një sasi e substancës narkotike që dyshohet të jetë marihuanë. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Është arrestuar e dyshuara femër me shtetësi Zvicerane pasi që e njëjta përmes rrjeteve sociale i kishte dërguar mesazhe me përmbajte kanosjeje viktimës mashkull kosovar. Gjatë kontrollit te e dyshuara në çantë i është  gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës narkotike e llojit marihuanë me peshë 3.05 gramë”, thuhet në raportin e Policisë. 

Pas intervistimit, thuhet se me vendim të prokurorit kujdestar e dyshuara është dërguar në qendrën e mbajtjes.