Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet serbi në Gjilan, kërkohet nga Mali i Zi për dy vepra penale

Arrestim - Foto ilustrim

Arrestim

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas serb në Gjilan, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar nga Mali i Zi.

Në njoftimin e lëshuar të mërkurën, Policia bëri të ditur se i dyshuari me inicialet S.J., i lindur në vitin 1981, dyshohet për veprat penale vrasje e rëndë dhe themelim i organizatës kriminale.

Ai është shoqëruar për në stacionin policor në Gjilan.

“Të gjitha veprimet dhe procedurat e mëtejme, do të ndërmerren në koordinim me njësitin për bashkëpunim ndërkombëtar Fast Kosova nga Policia e Kosovës dhe institucionet përkatëse”, thuhet në njoftimin policor.