Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet prishtinasi nën dyshimin se ka ngacmuar një grua

Është arrestuar një person në Prishtinën nën dyshimin se ka ngacmuar një grua, njofton Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit, arrestimi ka ndodhur të hënën, derisa veprën penale “ngacmim” dyshohet se e ka kryer më 3 shkurt të këtij viti.

“I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin policor.