Policia e rajonit të Prizrenit, përmes një kumtese njoftoi sot se është arrestuar personi i cili më datën 04 qershor të vitit 2013, në rrugën “Qazim Berisha”, kishe vrarë motrën e tij dhe kishe ikur.
Policia thotë se ai ishte shtetas i Shqipërisë, dhe menjëherë pasi e kishte vrarë motrën e tij, kishte arritur të ikte në drejtim të panjohur, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTutje thuhet se hetuesit rajonal në asnjë moment nuk i kishin pushuar hetimet lidhur me rastin dhe së fundmi kanë arritur që të sigurojnë informacione për të dyshuarin i cili po fshihej në Britani të Madhe dhe falë bashkëpunimit të Policisë së Kosovës dhe asaj Britanike, sot është ekstraduar në Policinë e Prizrenit.
Të dyshuarit S. K. pas intervistës në prani të avokatit mbrojtës, nga prokurori i shtetit i është lëshuar vendimi për ndalim për 48 orë.