Është arrestuar personi i cili ishte në kërkim për vjedhje të disa palë atleteve.
Rasti pati ndodhur më 7 korrik të këtij viti dhe Policia e rajonit të Gjilanit pati nisur kërkimin e tij.
“Në vazhdën e hetimeve të zhvilluara me datën 14.07.2022 në bashkëpunim me qytetarët ka arritur që të arrestoj në flagrancë të dyshuarin Kosovar Rom R.A. (1973) me banim në Prishtinë, i cili në një banesë kolektive kishte arritur që vjedhë disa palë atlete të brendeve të ndryshme”, thuhet në komunikatën e policisë.
I dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.
“Gjatë intervistimit është arritur që të sigurohen prova të mjaftueshme se i dyshuari ka kryer edhe disa vjedhje të tjera në qytetin Gjilanit”, njoftoi PK.
Edhe
Arrestohet një i dyshuar në Prishtinë për 14 raste të vjedhjeve
Gjërat e vjedhura të konfiskuara nga i dyshuari i janë kthyer pronarëve legjitim.
I dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë.