Policia e Kosovës ka arrestuar një person si të dyshuar për tentimin e vënies së zjarrit në klasën e shkollës “Meto Bajraktari”.
“Më 04.05.2024 pas hetimeve të zhvilluara është identifikuar dhe arrestuar një mashkull kosovar si i dyshuar lidhur me tentimin për vënien e zjarrit në një klasë të një shkolle. I dyshuar pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës në raportin 24-orësh të dielën.
Një ditë më parë, Policia njoftoi se dy persona të panjohur, të maskuar, kishin thyer dritaren e objektit të shkollës e se kishin hedhur benzinë e kishin tentuar t’ia vënë zjarrin shkollës, por pasi ishin vënë re nga personeli i shkollës kishin ikur.
E Komuna e Prishtinës të shtunën dënoi aktin duke kërkuar që kryerësit të marrin dënimin.
-
Dy të maskuar hodhën benzinë në shkollë, tentuan ta digjnin
-
Dy persona arrestohen për tentim-vrasjeje në Prishtinë
-
Arrestohet i dyshuari për tentimvrasjen në Prishtinë
-
Arrestohet i dyshuari për sulm seksual ndaj një të miture në Prishtinë
-
Arrestohet një 19-vjeçar në Prishtinë për grabitje në tentativë