Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet personi i dyshuar për posedim të narkotikëve

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, DHTN në Mitrovicë, pas një pune operative hetimore, me urdhër të Gjykatë Themelore në Mitrovicë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka realizuar një kontroll, nën dyshimin e bazuar për trafikim me narkotikë, njofto kumtesa nga Policia, transmeton Koha.net.

Ky kontroll është realizuar në bashkëpunim me Krimteknikën, në një shtëpi dhe objekte përcjellëse në rajonin e Mitrovicës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

I dyshuari i arrestuar lidhur me këtë rast është:

Sh. S. lindur me 1994 m/sh/k

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit të arrestuar janë gjetur dhe janë konfiskuar paketime të ndryshme të narkotikëve, ku pas matjes pesha e përgjithshme e substancës ë dyshuar narkotike e llojit marihuanë rezulton të jetë:

· 4 (katër) kilogramë e 766 (shtatëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë) gramë, si dhe

· një peshore digjitale dhe

· dy telefona mobilë.

I dyshuari i arrestuar dyshohet të ketë kryer veprën penale “blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve”.

Personit të dyshuar, me vendim të prokurorit, i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.