Një zyrtar policor është arrestuar mbi dyshimin për ngacmim seksual të enjten mbrëma në Pejë nga hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës.
Me vendim të prokurorit, zyrtarit të dyshuar i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
IPK-ja ka rekomanduar edhe suspendimin e tij.
“Inspektorati Policor i Kosovës mbetet i përkushtuar drejt mbajtjes së standardeve të larta të integritetit brenda institucioneve të sigurisë publike përderisa hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti”, ka thënë IPK në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet një zyrtar policor nën dyshimin për ngacmim
-
Suspendohet një polic, dyshohet për dhunë në familje
-
Arrestohet një i dyshuar në Pejë për kanosje ndaj policëve
-
Arrestohet një burrë në Prishtinë për ngacmim seksual
-
Raportoi se u ngacmua seksualisht, Policia e inicion rastin edhe si trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor