Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet për ngacmim një person në Gjakovë

Është arrestuar një person në Gjakovë pasi dyshohet se ka ngacmuar ish-të dashurën e tij.

Policia njofton se arrestimi ndodhi të hënën në ora 16:30, në rrugën “Musa Zajmi”, derisa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në vazhdimësi ka ngacmuar ish të dashurën e saj viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e plotë.