Dje në Fushë Kosovë, është arrestuar një burrë pasi ka rrahur gruan e tij.
“Është arrestuar një i dyshuar mashkull K/Ashkali pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën – bashkëshorten e tij femër K/Ashkalike”, thuhet në raportin policor.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë tretman mjekësor në QKUK. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.