Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet pasi kërkoi para duke sajuar rrëmbimin e një personi

Foto: Koha / ilustrim

Një person është arrestuar në Ferizaj nën dyshimin se kishte deklaruar rrejshëm rrëmbimin e një personi duke kërkuar para nga viktima në këmbim të personit.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar një mashkull K/Shqiptar nën dyshimin se i njëjti ka deklaruar rrejshëm rrëmbimin e një personi, duke kërkuar para të gatshme nga viktima femër K/Shqiptare në këmbim të personit. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.