Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet pasi kanos viktimën me video në rrjet social

Një person është arrestuar në Skenderaj të martën pasi kishte publikuar një video-incizim me të cilin kishte kanosur viktimën mashkull.

Në shtëpinë e të dyshuarit gjatë bastisjes është gjetur dhe konfiskuar një armë e gjatë mitraloz pa municion.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.