Nën dyshimet për mitmarrje, Policia ka arrestuar një zyrtar të Komunës së Prishtinës.
Këtë lajm Kohavisionit ia ka konfirmuar edhe i pari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti, i cili ka konfirmuar se punonjësi është suspenduar menjëherë.
Ahmeti ka refuzuar të zbulojë identitetin e punonjësit, por ka thënë se ka qenë vetë komuna ajo që ka denoncuar zyrtarin e saj.
Ai ka thënë se denoncimi është bërë pas ankesave nga një kompani e kontraktuar, e cila i ka ofruar Prokurorisë edhe dëshmi lidhur me rastin.
Jozyrtarisht, televizioni merr vesh se bëhet fjalë për Refik Sadikun, punonjës në drejtorinë e Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave, i cili ka qenë i akuzuar edhe në një rast tjetër në të kaluarën – që lidhet me projektin e kolektorit në lagjen Kalabria.
Burimet i kanë thënë televizionit se dyshimet për mitmarrje nga Sadiku lidhen me projektin e shkallëve të Arbërisë.
Edhe
Suspendohet një zyrtar i Komunës së Prishtinës për ryshfet
Po ashtu jozyrtarisht, mësohet se dëshmia që ka çuar në arrestimin e zyrtarit Sadiku është një video-incizim, ku ai shihet duke e numëruar një shumë parash.
Zëvendëskryeprokurori i Prishtinës, Ibrahim Berisha, ka thënë për “Kohën Ditore” se i arrestuari është intervistuar të enjten dhe është ndaluar për 48 orë, nën dyshimin për marrje të ryshfetit.
-
Lirohen nga paraburgimi tre zyrtarët e Komunës së Prishtinës të dyshuar për marrje ryshfeti
-
Arrestohet një inspektor i punës, zihet në flagrancë duke marrë ryshfet
-
Paraburgim ndaj 3 zyrtarëve të Komunës së Prishtinës, dyshohen për keqpërdorim detyre e ryshfet
-
Pezullohen tre zyrtarët e Komunës së Prishtinës që u arrestuan për ryshfet