Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar të mërkurën një zyrtar policor në Viti me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të “Kanosje” dhe “Pengim të personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se Inspektorati Policor në orët e pasdites kishte pranuar informacione nga Policia e Kosovës se ky zyrtar policor dyshohet se ka kanosur dhe penguar disa zyrtarë KEDS-it në Viti të cilët kanë qenë në detyrë dhe të asistuar edhe nga njësi policore.
Pas pranimit të këtyre informacioneve, hetuesit e IPK-së në koordinim me prokurorinë kanë ndërmarrë veprime hetimore pas të cilave zyrtari policor i dyshuar në këtë rast është arrestuar kurse nga prokurori kompetent i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë .
“Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”, thuhet në njoftim.
-
Arrestohet një i dyshuar në Pejë për kanosje ndaj policëve
-
Suspendohet polici i cili dyshohet se kanosi dy të tjerë në Fushë-Kosovë
-
IPK-ja arreston një zyrtar policor të dyshuar për kanosje
-
IPK-ja arreston policin në Gjakovë nën dyshimin për kanosje
-
Arrestohet personi që dyshohet se e kanosi kryeministrin