Një person nga Fushë Kosova është arrestuar për shkak të bashkëjetesës jashtëmartesore me një të mitur, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.
E mitura, që thuhet se është nën 16 vjet, ishte shtruar në repartin e Gjinekologjisë në Prishtinë, dhe sipas mjekëve është shtatzënë.
“Lidhur me rastin, me urdhër të prokurorit është iniciuar lënda e rastit dhe pas intervistimit i njëjti është liruar me procedurë të rregullt”, thuhet në raport.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet një burrë në Obiliq, bashkëjetonte me një të mitur
-
Arrestohet i dyshuari për bashkëjetesë me një të mitur
-
Arrestohet i dyshuari që bashkëjetoi me të miturën në Kllokot
-
Arrestohet e lirohet një person në Podujevë, dyshohet se bashkëjetonte me një të mitur
-
Arrestohet burri që po bashkëjetonte me të miturën që u raportua e zhdukur