Një shtetas i Norvegjisë është arrestuar të enjten në Ferizaj.
Ai dyshohet se shiti veturën e tij e cila dyshohet se ka qenë në kërkim ndërkombëtar si e vjedhur. Rasti po hetohet nga organet kompetente.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar - shtetas i Norvegjisë pasi që i njëjti dyshohet se ka shitur veturën e tij e cila dyshohet se ka qenë në kërkim në nivel ndërkombëtar si e vjedhur. Vetura është konfiskuar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e PK-së.