Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një person që sulmoi me thikë një të mitur

Të martën mbrëma në fshatin Hallaq i Madh në Lipjan, është raportuar për një tentim vrasje.

Në raportin policor thuhet se pas një mosmarrëveshje një person ka sulmuar fizikisht një të mitur me thikë, me ç’rast edhe i ka shkaktuar lëndime trupore.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, ku i kanë konfiskuar edhe mjetin e mprehtë.