Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një person për trafikim të qenieve njerëzore

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për trafikim të qenieve njerëzore. Ai dyshohet se ka rekrutuar, strehuar dhe transportuar e mbajtur nën kontroll shtatë të mitur kosovarë, duke i shfrytëzuar për punë të detyruar.

Gjatë realizimit të arrestimit të dyshuarit i janë konfiskuar përkohësisht një celular dhe dy fletore të evidencave. I dyshuari është dërguar në ndalim për 48 orë.

“Policia e Kosovës, konkretisht, Sektori Qendror i Hetimeve nga Drejtoria për Hetimin Trafikimit me Qenie Njerëzore, gjate veprimeve hetimore në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë Departamenti për të Mitur, me datë 21.07.2020, ka arrestuar një person (1) të dyshuar, për Veprën Penale “Trafikim me njerëz”, i cili dyshohet se ka rekrutuar, strehuar, transportuar dhe i ka mbajtur nën kontroll (7) shtatë viktima të mitur (meshkuj/kosovarë) duke i shfrytëzuar për punë të detyruar. Gjate realizimit të këtij plani për arrestimin e të dyshuarit si prova janë konfiskuar përkohësisht: një telefon mobil dhe dy fletore të evidencave . Viktimat e mitura janë trajtuar sipas Proceduarve Standarde të Veprimit për Viktima të trafikimit, ndërsa me vendim te Prokurorit kujdestar i dyshuari dërgohet në ndalim për 48 orë, për procedura të mëtejme ligjore”, është njoftuar nga zyra për informim e Policisë së Kosovës.