Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një person për gjueti të paligjshme

Është arrestuar një 62-vjeçar nën dyshimin se kishte vrarë një dhi të egër mbi fshatin Mushnikov më 31 korrik.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në një pikë kontrolli në Sreck ishte ndaluar një automjet me targa vendore nën dyshimin për gjueti të paligjshme. Por, në momentin kur të dyshuarit i ishte thënë të hapte bagazhin ai kishte ikur.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Policia gjatë hetimit të rastit ka arritur ta identifikojë të dyshuarin, D.A. të moshës 62-vjeçare.

Të martën gjatë kontrollit i janë konfiskuar atij një pushkë përsëritëse, një pushkë gjuetie, 23 fishekë dhe një thikë 15 centimetra që i dyshuari e mbante pa leje.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për gjueti të paligjshme, mbajtje në pronësi, kontroll posë posedim i paautorizuar i armëve.

“I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti po hetohet nga hetuesit e stacionit policor në Prizren”, thuhet në njoftimin e Policisë.