Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një person për armëmbajtje pa leje në Gjilan

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person 54-vjeçar pasi gjatë një kontrolli në shtëpinë dhe objektet e saj ndihmëse në Kufc i Epërm të Novobërdës, janë gjetur një sasi armësh.

“Me këtë rast Policia ka konfiskuar një pushkë automatike me pesë karikatorë, njëqind e tetëdhjetë e katër fishekë të kalibrit 7.62 mm, dhe një pistoletë TT, me dhjetë fishekë dhe dy karikatorë kalibri 7.62”, ka njoftuar Policia.

Me urdhër të Prokurorisë kompetente i dyshuari dërgohet për 48 orë në mbajtje, për procedura të mëtejme hetimore.