U arrestua një person për sulm ndaj një mjeku në Strellc të Epërm të Deçanit.
I dyshuari u dërgua në mbajtje.
“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht një mjek mashkull kosovar. Viktima ka marrë tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.