Është arrestuar një person në Skenderaj pasi dyshohet se më 28 dhjetor të vitit të kaluar kishte dhunuar një vajzë të mitur.
Policia njofton se arrestimi i personit ka ndodhur më 17 janar, derisa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Ndaj tij është iniciuar vepra penale “dhunim”.
“Me datën 17.01.2022 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti kishte kryer veprën penale Dhunim ndaj viktimës së mitur femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e plotë.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet i dyshuari për dhunimin e një të miture në Skenderaj
-
Arrestohet një i dyshuar për dhunim në Skenderaj
-
Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet se dhunoi një të mitur
-
Arrestohet një person në Suharekë për dhunimin e një të miture
-
Arrestohet një i dyshuar për dhunimin e një të miture në Prishtinë