Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Skenderaj të mërkurën nën dyshimin se ka kryer dy raste të vjedhjes.
50-vjeçari E.A. dyshohet se ka vjedhur arkën e bamirësisë në një furrë buke më 16 janar të këtij viti, e po ashtu se ka vjedhur një çantë në një floktari më 26 qershor.
“Pas procedurave të intervistimit, me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet nga Policia e Kosovës.
Artikuj të ngjashëm
-
Vidhet arka me paratë e bamirësisë nga një furrë, arrestohen të dyshuarit
-
Arrestohet një person i dyshuar për dy raste vjedhjesh në Zveçan
-
Arrestohet personi që dyshohet se kreu vjedhje në xhaminë e fshatin Mirash
-
Arrestohet një person në Skenderaj, dyshohet se tentoi të vidhte në një barnatore
-
Policia në kërkim të burrit që dyshohet se vodhi kutinë me para për bamirësi