Një person është arrestuar në Rahovec për veprën “prodhimi dhe vënia në qarkullimi i artikujve të dëmshëm ushqimorë”, që ka të bëjë me mish pa afat.
Policia thotë se i dyshuari mashkull, shqiptar i Kosovës, është arrestuar “pasi që i njëjti dyshohet se ka importuar një sasi të konsiderueshme të mishit me afat të skaduar”, raporton Koha.net.
“Gjatë kontrollit në fabrikën e tij, është gjetur dhe konfiskuar një sasi e mishit të pulës me afat të skaduar. Njësitet policore janë asistuar nga AVUK, të cilët kanë asgjësuar mishin e konfiskuar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Ishte po e njëjta kompani që kishte importuar në vitin 2016 mbi 60 mijë tonë mish nga Belgjika, 20 tonë prej të cilëve ishin konfiskuar po atë vit nga Dogana dhe ishin asgjësuar për shkak se përbënte rrezik për konsumatorët.
Bastisjen e kësaj kompanie dhe konfiskimin e mishit i ka konfirmuar për gazetën zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi.
-
Konfiskohen produkte pa afat në kompaninë që importoi mishin 12 vjet të vjetër nga Belgjika
-
Në Dragash konfiskohen 230 kg mish pule me afat të skaduar
-
Inspektorati konfiskon 700 kilogramë mish me afat të skaduar në “Elkos”
-
Skandalet me ushqimin: Indiferenca ndaj rrezikut për jetën
-
Grumbulloi mish pa afat dhe e bëri suxhuk, arrestohet