Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimin se ka sulmuar seksualisht një fëmijë.
I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, thuhet në njoftimin e Policisë.
“Prishtinë, 27.07.2022-17:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte sulmuar seksualisht një femër kosovare (fëmijë). Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë”, njofton Policia e Kosovës.
Një rast i sulmit seksual ndaj një të miture është raportuar edhe në Mitrovicë.
“Mitrovicë, 27.07.2022-01:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti, me dëshirë ka marr viktimën femër kosovar(të mitur) dhe ka dërguar në shtëpinë tij. Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia.
-
Arrestohet një i dyshuar në Prishtinë për sulm seksual
-
Arrestohet i dyshuari për sulm seksual ndaj një të miture në Prishtinë
-
Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet për sulm seksual
-
Arrestohet një i dyshuar për sulm seksual të një të miture
-
Dyshohet se sulmoi seksualisht një të mitur, arrestohet