Një person është arrestuar në Prishtinë të martën pasi dyshohet se ka sulmuar seksualisht një grua.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur në rrugën “Lidhja e Pejës” në kryeqytet.
Me vendim të Prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.