Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një person në Pejë, rrahu gruan e tij në gjendje të dehur

Një person është arrestuar në Pejë pasi në gjendje të dehur ushtroi dhunë fizike ndaj gruas së tij.

“I dyshuari ka qenë në ndikim të alkoolit me 0.68 promila. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shteti me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Rasti vazhdon të hetohet nga organet kompetente.