Policia be Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar të mërkurën një person në Gjakovë për veprën penale “fajde dhe detyrim”.
Sipas njoftimit të Policisë, viktima më 25 gusht e kishte lajmëruar rastin. Duke thënë se kishte marrë para me fajde, por pasi nuk kishte qenë në gjendje t’i kthente, i dyshuari ia kishte marrë një zinxhir ari nga qafa.
“Rr. “Aleksandër Mojsiu”, Gjakovë 25.08.2022 – 15:40. Lidhur me rastin me 12.10.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak të dyshimit se nga ai viktima mashkull kishte marrë para me fajde por nuk ia kishte kthyer obligimin, andaj i dyshuari me dhunë nga qafa viktimës ia kishte marrë një zinxhir ari. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.