Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një person në Fushë-Kosovë, i dërgoi foto me armë gruas që kishte urdhër-mbrojtës

arme

Ilustrim

Një person është arrestuar në Fushë-Kosovë të martën, pasi dyshohet se i ka dërguar fotografi me armë nëpërmjet rrjeteve sociale gruas që kishte urdhër-mbrojtës nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Sipas njoftimit nga Policia të mërkurën në raportin ditor, rasti është cilësuar si “mospërfillje e urdhrit të Gjykatës”. Rasti ka ndodhur në rrugën “Qeravica”.

Me vendim të prokurorit, pas raportimit të viktimës, është bërë kontroll në lokacionin e dyshuar, por s’është gjetur ndonjë gjë e dyshimtë, sipas Policisë.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.