Policia ka arrestuar një person në Ferizaj pasi është kapur në flagrancë duke thyer detyrën e një ndërtese. Të dyshuarit i janë gjetur një thikë dhe një mjet i fortë në momentin kur ai po kryente veprën.
37-vjeçarit L.M., Prokuroria Themelore ia ka caktuar masën e paraburgimit për 48 orë. Rastin në Polici e kanë raportuar banorët, derisa zyrtarët policorë kanë falënderuar për guximin dhe aktin.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, me këtë rast falënderon dhe lavdëron qytetarët, për guximin dhe aktin shembullorë, të cilët kanë arritur të parandalojnë kryerjen e veprës penale , vjedhje e rëndë. Policia, gjithashtu inkurajon qytetarët, si në këtë rast, të bashkëpunojnë dhe të njoftojnë policinë rajonale, për të gjitha rastet kriminale. Ky rast, mbetet për procedurë të mëtejmë hetimore”, thuhet në njoftim.
-
Arrestohet një person për grabitje në tentativë në Ferizaj
-
Theu derën e banesës së një gruaje dhe tentoi t’i vërë flakën, arrestohet i dyshuari në Pejë
-
Arrestohen 3 persona në Ferizaj, një për vjedhje e dy sepse penguan policët në arrestimin e tij
-
Policia sqaron arrestimin e personit të gabuar për therjet në Ferizaj
-
Pas një mosmarrëveshjeje pronësore theri me thikë një person, ndalohet për 48 orë